Kryeministri Kurti në Gjykatë, dëshmon ndaj Haxhi Hotit i cili akuzohet se e kërcënoi - Gazeta Express
string(84) "kryeministri-kurti-ne-gjykate-deshmon-ndaj-haxhi-hotit-i-cili-akuzohet-se-e-kercenoi"

Lajme

Gazeta Express

15/09/2021 11:04

Kryeministri Kurti në Gjykatë, dëshmon ndaj Haxhi Hotit i cili akuzohet se e kërcënoi

Lajme

Gazeta Express

15/09/2021 11:04

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është dëgjuar në cilësi të dëshmitarit në rastin ku ish-kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti, po akuzohet për kërcënimin e tij.

Hoti po akuzohet se përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” në dhjetor të 2019-ës, ku kishte shkruar “Albin Kurti duhet ta lëshojë Kosovë, ose do të vritet”, ka kryer veprën penale të shtytjes në kryerje të veprës penale vrasja, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lexo Edhe:

Në seancën e cila po mbahet sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kryeministri Kurti, i dëmtuar në këtë rast, ka dhënë dëshminë e tij, duke u përgjigjur në pyetjet e prokurores Javorka Prilinçeviç dhe mbrojtësit të të akuzuarit, avokatit Rasim Hoti.