Kryeministri Kurti kthehet në Kosovë pas vizitave në SHBA dhe Zvicër, qëndroi plot 20 ditë - Gazeta Express
string(89) "kryeministri-kurti-kthehet-ne-kosove-pas-vizitave-ne-shba-dhe-zvicer-qendroi-plot-20-dite"

Lajme

Gazeta Express

26/05/2022 23:05

Kryeministri Kurti kthehet në Kosovë pas vizitave në SHBA dhe Zvicër, qëndroi plot 20 ditë

Lajme

Gazeta Express

26/05/2022 23:05

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kthyer në vend pas plot 20 ditëve me vizita në SHBA dhe Zvicër.

Lajmi për kthimin e tij është konfirmuar nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Lexo Edhe:

“Po, sot ka mbërritur në Kosovë”, është shprehur Kryeziu, njofton Klankosova.tv.

Kurti ka qenë në SHBA kur bëri vizita nëpër disa kompani dhe u takua me senatorë e përfaqësues të lobit shqiptar në Amerikë.

Ndërsa në Zvicër, Kurti mori pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. /Gazeta Express/