Kryeministri kroat: Zgjerimi i BE'së, i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon - Gazeta Express
string(84) "kryeministri-kroat-zgjerimi-i-bese-i-rendesishem-per-paqen-dhe-stabilitetin-ne-rajon"

Gazeta Express

28/11/2019 19:09

Kryeministri kroat: Zgjerimi i BE’së, i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon

Gazeta Express

28/11/2019 19:09

Gjatë kryesimit të saj të Bashkimit Evropian në gjysmën e parë të vitit 2020, Kroacia do të mbështesë rrugëtimin të aspirantëve të Europës Juglindore në BE, pasi Zagrebi e sheh këtë të rëndësishme për transformimin, paqen dhe stabilitetin në rajon, deklaroi sot në parlament kryeministri Andrej Plekoviq.

Plenkoviq prezantoi para deputetëve kroatë një raport mbi mbledhjen e Këshillit Europian më 17-18 tetor, gjatë së cilës liderët europianë në Bruksel diskutuan një kornizë të re institucionale të BE-së, procesin e zgjerimit, Brexit-in, një buxhet të ri shtatëvjeçar të Bashkimit Europian, ndryshimin e klimës dhe zhvillimet në Turqi.

Këshilli Europian nuk arriti të merrte një vendim unanim për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pasi Franca, Holanda dhe Danimarka ishin kundër hapjes së negociatave, pavarësisht se Komisioni Europian dha dritën jeshile për fillimin e bisedimeve të tyre për anëtarësim.

“Këshilli Europian pritet të vendosë përsëri këtë temë në axhendën e tij, para një takimi të samitit të BE-së dhe vendeve të Europës Juglindore, në maj në Zagreb”, theksoi Plenkoviq.

Ai shtoi se zgjerimi është i rëndësishëm për transformimin e vendeve që janë ende jashtë bllokut dhe se Kroacia është e vetëdijshme për rëndësinë e tij për paqen dhe stabilitetin, veçanërisht në juglindje të Europës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement