Kryeministri kroat premton mbështetje të vazhdueshme për anëtarësim të Ballkanit në BE - Gazeta Express
string(86) "kryeministri-kroat-premton-mbeshtetje-te-vazhdueshme-per-anetaresim-te-ballkanit-ne-be"

Kryeministri kroat premton mbështetje të vazhdueshme për anëtarësim të Ballkanit në BE

Gazeta Express

16/02/2020 21:45

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic, deklaroi sot se darka e liderëve të BE dhe Ballkanit Perëndimor do t’i kushtohet kryesisht përgatitjeve për Samitin e Bashkimit dhe rajonit në Zagreb, të planifikuar për 6 dhe 7 maj.

“Pas 20 vjetësh nga samiti i parë në Zagreb, ne kemi përsëri, me iniciativën tonë, vendosëm fuqishëm në agjendën e institucioneve më të larta të BEssë çështjen e Evropës Juglindore, zgjerimin dhe mbështetjen e Kroacisë për vendet fqinje në rrugën e tyre drejt BE”, tha Plenkovic.

Lexo Edhe:

Duke mbërritur në një darkë pune në Bruksel, kryeministri kroat theksoi se ai ishte optimist se së shpejti do të merret një vendim pozitiv për të hapur negociatat e pranimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore.

Ai thotë se pret një vendim për këtë para samitit të Zagrebit.

“Kjo do ta bënte atmosferën në Zagreb më pozitive”, tha Plenkovic.

Kryeministri i Kroacisë deklaroi se një “paketë investimesh dhe integrimi më i mirë” evropian, i destinuar për rritjen ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pritet përpara samitit të Zagrebit.

Plenkovic tha se shpresonte që samitet e BE dhe Ballkanit Perëndimor të mbaheshin “të paktën çdo dy vjet”, i cili, tha ai, do të ishte një sinjal i angazhimit të vazhdueshëm dhe të përkushtuar të BE me Ballkanin Perëndimor dhe rrugën e tyre drejt BE-së.