Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka postuar një postim në X drejtuar “popullit të Iranit”, duke i bërë thirrje atyre të përmbysin regjimin e Ajatollahut dhe “të fitojnë lirinë e tyre”.
“Ajatollahu nuk është më, dhe unë e di që ju nuk doni që ai të zëvendësohet me një tiran tjetër. Prandaj duhet të veproni. Ne po krijojmë kushtet që ju ta bëni këtë”, thuhet në postim.
Kryeministri shton se ai respekton sovranitetin e popullit iranian dhe se dëshiron që ata të ndërmarrin veprime ndërsa SHBA-të dhe Izraeli synojnë të rrëzojnë ata që janë në pushtet, ka raportuar BBC, tranmseton Gazeta Express.
“Në ditët në vijim ne do të krijojmë kushtet që ju të kapni fatin tuaj”, shkruan ai, duke shtuar më vonë: “Kur të jetë koha e duhur, dhe ajo kohë po afron me shpejtësi, ne do t’ua kalojmë pishtarin juve”.
Netanyahu postoi një mesazh të ngjashëm më 8 mars.