Kryeministri i Spanjës prezanton “mjetin” e ri për censurimin e mediave sociale - Gazeta Express
string(77) "kryeministri-i-spanjes-prezanton-mjetin-e-ri-per-censurimin-e-mediave-sociale"

Lajme

Gazeta Express

11/03/2026 14:45

Kryeministri i Spanjës prezanton “mjetin” e ri për censurimin e mediave sociale

Lajme

Gazeta Express

11/03/2026 14:45

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, njoftoi një mjet të ri për censurimin e mediave sociale.

Sánchez prezantoi HODIO-n (Huella del Odio y la Polarización, ose Gjurmët e Urrejtjes dhe Polarizimit).

Sipas tij, ky është një mjet i ri për monitorimin e përhapjes, evolucionit dhe ndikimit të “gjuhës së urrejtjes dhe përmbajtjes polarizuese” në platformat dixhitale.

Kryeministri i krahut të majtë premtoi t’i mbajë kompanitë e mediave sociale përgjegjëse për trajtimin e përmbajtjes së dëmshme.

 
Për momentin, qeveria spanjolle ka njoftuar vetëm qëllimin e saj për të miratuar ligjin, por fazat dhe datat për zbatimin e tij janë ende të panjohura.

Së pari, ai duhet t’i paraqitet Këshillit të Ministrave. Pastaj duhet të përpunohet dhe miratohet nga Parlamenti, përpara se të botohet në Gazetën Zyrtare të Shtetit (BOE). Vetëm atëherë do të bëhet ligj. 

Advertisement
Advertisement
Advertisement