Kryeministri Hristijan Mickoski në Ditën e Republikës dërgoi mesazh për unitet - Gazeta Express
string(78) "kryeministri-hristijan-mickoski-ne-diten-e-republikes-dergoi-mesazh-per-unitet"

Maqedoni

Gazeta Express

02/08/2025 15:28

Kryeministri Hristijan Mickoski në Ditën e Republikës dërgoi mesazh për unitet

Maqedoni

Gazeta Express

02/08/2025 15:28

Kryeministri Hristijan Mickoski në Ditën e Republikës dërgoi mesazh për unitet. Ai tha se qytetarëve i duhet një shtet ku do të jetojnë të lumtur, të bashkuar dhe me dinjitet pavarësisht përkatësisë etnike apo fetare të tyre.

“Një shtet ku do të kemi qytetarë të lumtur, i cili do të jetë me prosperitet dhe do të jetë një atdhe për të gjithë – pavarësisht nga përkatësia etnike. Kjo është ditë bashkimi, le ta nderojmë me dinjitet dhe le të na ndihmojë Shën Ilija”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Mickoski shtoi se ideja e Ilindein ishte dhe do të mbetet shteti i pavarur por edhe amaneti se cfarë vendi do t’i lëmë gjeneratave që vijnë pas nesh.

“Le të na kujtojmë kjo ditë mbi sakrificën që kanë lënë brezat, që brezi ynë të ketë atë që kemi sot, që është një shtet i lirë, i pavarur i Maqedonisë. Sakrifica e tyre le të na kujtojë se çfarë shteti duhet t’u lëmë brezave pas nesh”, shtoi Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Delegacioni i Qeverisë në Shkup u udhëhoq nga kryeministri Mickoski, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti dhe ministrja e Arsimit, Vesna Janevska. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi nuk ka marrë pjesë në asnjë manifestim për arsye shëndetësore./Alsat.mk