Kryeministri Haradinaj intervistohet për vrasjen e vëllait - Gazeta Express
string(58) "kryeministri-haradinaj-intervistohet-per-vrasjen-e-vellait"

Kryeministri Haradinaj intervistohet për vrasjen e vëllait

Gazeta Express

12/12/2019 12:15

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së djeshme për disa orë është marrë në pyetje nga ana e zyrtarëve të Policisë Rajonale të Pejës. Haradinaj në orën 10:30 është paraqitur pranë hetuesve

Lajmin për intervistimin e Haradinajt, e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Driton Rugova.

Lexo Edhe:

“Mund ta konfirmojmë se dje rreth orës 10:30, në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, ka qenë kryeministri Ramush Haradinaj. Për hollësira tjera mund ta pyesni zyrën e kryeministrit”, thuhet në përgjigjen e policisë rajonale të Pejës.

Mirëpo, Rugova nuk ka treguar se në çfarë cilësie dhe për çka është ftuar për intervisitm Ramush Haradinaj.

Ndërkohë, Express nga burimet e saja brenda organeve të hetuesisë, mëson se kryeministri në detyrë, u intervistu në cilësinë e dëshmitarit rreth vrasjes së vëllait të tij Enverit  i cili gjatë vitit 2005 në një atentat u vra nga persona ende të panjohur në rrugën kryesore që lidhë Pejën dhe Deçanin.