Kryeministri godet inspektorët: Janë selektivë ndaj atyre që nuk i respektojnë masat - Gazeta Express
string(80) "kryeministri-godet-inspektoret-jane-selektiv-ndaj-atyre-qe-nuk-respektojne-masat"

Gazeta Express

13/08/2020 15:30

Kryeministri godet inspektorët: Janë selektivë ndaj atyre që nuk i respektojnë masat

Gazeta Express

13/08/2020 15:30

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se me shqetësim ka pranuar informacione se inspektorët të cilët janë në terren nuk janë duke e kryer punën e tyre si duhet dhe se po tregohen selektivë ndaj atyre që s’po i respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19, shkruan Gazeta Express

Këto deklarime Hoti i ka bërë pas konsultimeve që ka pasur me policinë, inspektoratin sanitar, Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet tjera.

Lexo Edhe:

“Sot, ne konsultimin qe kisha me policinë, inspektoratin sanitar, Ministrinë e Shëndetësisë, institucionet tjera ndihmese dhe nivelin komunal, jam informuar për aktivitetet ne teren ne mbikëqyrje te zbatimit te masave. I falënderova për angazhimin dhe kërkova te zbatohen masat PA PARDON”, ka shkruar ai.

“Shume shpejt do ta rrisim prape numrin e inspektoreve sanitar. Nuk do te këtë tolerance ndaj shkelësve te masave qe po rrezikojnë jetën e qytetareve, e as ndaj atyre qe nuk respektojnë inspektoratin dhe policinë duke i penguar ne kryerjen e detyrës”, shton Hoti.

“Me shqetësim pranova informatën se ne raste te caktuara, inspektoret janë selektiv ndaj atyre qe nuk respektojnë masat. Kjo nuk do te tolerohet. Nesër do te kem raport me shkrim nga institucionet përkatëse”, ka përfunduar ai. /Expresss/