Kryeministri francez: Lufta me koronavirusin sapo ka filluar - Gazeta Express
string(59) "kryeministri-francez-lufta-me-koronavirusin-sapo-ka-filluar"

Kryeministri francez: Lufta me koronavirusin sapo ka filluar

Gazeta Express

28/03/2020 23:31

Kryeministri francez Edouard Philipe ka parlajmëruar qytetarët e vet se 15 ditët e para të prillit do të jenë shumë më të vështira se sa ditët e mërparshme.

Ai në një konferencë për shtyp tha se “lufta sapo ka filluar” dhe se tashmë është një përgjegjësi kolektive të mbajmë distancën që të ulej kurba e koronavirusit.

Lexo Edhe:

Philipe siguroi se Franca do e kalojë edhe këtë krizë teksa vendi ka regjistruar deri tani 2 mijë e 300 viktima dhe 37 mijë e 575 të prekur.