Kryeministri Edi Rama prezanton ministrin e ri të Drejtësisë: Të konsolidojmë pavarësinë e sistemit gjyqësor - Gazeta Express
string(107) "kryeministri-edi-rama-prezanton-ministrin-e-ri-te-drejtesise-te-konsolidojme-pavaresine-e-sistemit-gjyqesor"

Shqiperi

Gazeta Express

20/09/2025 11:38

Kryeministri Edi Rama prezanton ministrin e ri të Drejtësisë: Të konsolidojmë pavarësinë e sistemit gjyqësor

Shqiperi

Gazeta Express

20/09/2025 11:38

Kryeministri Edi Rama po prezanton ministrin e ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari, i cili merr detyrën nga paraardhësi Ulsi Manja.

Kryeministri Edi RamaBesoj që me mbështetjen e ekipit të kësaj Ministrie dhe në bashkëpunim me të gjithë, Besforti do t’ja dalë të çojë përpara një punë të nisur prej disa vitesh tashmë dhe të vazhduar nga ministri i deritanishëm Ulsi Manja.

Në kushtet kur kemi marrë përsipër një transformimi epokal të marrëdhënies së pushtetit ekzekutiv me gjyqësorin, roli i Ministrisë së Drejtësisë ka ndryshuar dhe sfidat e Ministrisë së Drejtësisë janë ridimensionuar. Kjo nuk nënkupton që rëndësia e Ministrisë së Drejtësisë është zvogëluar apo që pesha që ka në të gjithë proceset është zvogëluar. Jo, në të vërtetë edhe roli dhe pesha janë po aq të rëndësishme sa kanë qenë. Mbi të gjitha detyrimi që ka Ministria e Drejtësisë për të mbajtur në mënyrë konstante busullën orientuese për të gjitha proceset vendimmarrëse, është detyrim shumë i madh.

Ndërkohë që siç e dini dhe ju, territori mbulimit të çështjeve të drejtësisë në shtetin shqiptar është territori që zë vendin më të gjerë në procesin e negociatave të anëtarësimit.

Është shumë e rëndësishme që në të gjithë të përditshmen tonë ne të mos e humbim nga vëmendja thelbin e misionit tonë në raport me drejtësinë, që është të garantojmë dhe konsolidojmë pavarësinë e sistemit tonë gjyqësor si një pushtet kushtetues i pavarur nga ekzekutiv në letër, por vetëm prej shumë pak vitesh i pavarur dhe në realitet. Është një pavarësi që është larg së qeni e garantuar përgjithmonë.