Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet për rikonstrukturimin e gjimnazit “Jani Nushi” në Lushnje.
Në postimin e tij në rrjetet sociale kreu i qeverisë shprehet se gjimnazi po rilind, dhe do të ketë klasa të reja, biblioteka, laboratorë dhe terrene sportive moderne.
“Gjimnazi “Jani Nushi” në Lushnje po rilind me klasa të reja, bibliotekë, laboratorë dhe terrene sportive moderne, për të garantuar kushte dinjitoze për nxënësit dhe mësuesit, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Lushnjes”, ka shkruar kryeministri Rama.