Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka pritur sot ekipin olimpik të Shqipërisë, i cili mori pjesë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Shqipëria i fitoi dy medaljet e para olimpike në histori falë mundësve të natyralizuar, Chermen Valiev e Islam Duadev.
Rama i përgëzoi sportistët për paraqitjet në Olimpiadë duke besuar se edhe në të ardhmen Kuqezinjtë do të tregohen të suksesshëm në Lojëra Olimpike, duke e shprehur gatishmërinë e tij për ta dhënë kontributin në zhvillimin e sportit shqiptar, prej nga edhe mund të vijnë më pas sukseset e reja. /Gazeta Express/