Kryeministri britanik thotë se Irani duhet të kthehet në tryezën e negociatave: Nuk iu lejohet të zhvilloni armë bërthamore - Gazeta Express
string(121) "kryeministri-britanikthote-se-irani-duhet-te-kthehet-ne-tryezen-e-negociatave-nuk-iu-lejohet-te-zhvilloni-arme-berthamore"

Lajme

Gazeta Express

22/06/2025 13:09

Kryeministri britanik thotë se Irani duhet të kthehet në tryezën e negociatave: Nuk iu lejohet të zhvilloni armë bërthamore

Lajme

Gazeta Express

22/06/2025 13:09

Kryeministri i Britanisë i ka kërkuar Iranit të kthehet në tryezën e negociatave pasi Shtetet e Bashkuara goditën objektet e tij bërthamore.

“Iranit nuk mund t’i lejohet kurrë të zhvillojë një armë bërthamore dhe SHBA-të kanë ndërmarrë veprime për të lehtësuar këtë kërcënim”, tha Keir Starmer në një postim në X, duke e quajtur programin bërthamor të Iranit një “kërcënim të rëndë për sigurinë ndërkombëtare”.

“Ne i bëjmë thirrje Iranit të kthehet në tryezën e negociatave dhe të arrijë një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund kësaj krize”, tha ai.

Ministria e jashtme e Iranit tha më parë se SHBA-të kishin filluar një “luftë të rrezikshme kundër Iranit” duke goditur objektet e tij bërthamore, një sulm që ajo e quajti shkelje të ligjit ndërkombëtar, ka raportuar CNN, transmeton Gazeta Express.