Kryeministri Albin Kurti për fitoren e Kosovës: Botërori kurrë s’ka qenë më afër - Gazeta Express
string(78) "kryeministri-albin-kurti-per-fitoren-e-kosoves-boterori-kurre-ska-qene-me-afer"

Futboll

Gazeta Express

26/03/2026 23:02

Kryeministri Albin Kurti për fitoren e Kosovës: Botërori kurrë s’ka qenë më afër

Futboll

Gazeta Express

26/03/2026 23:02

Kosova mori një fitore të madhe e historike ndaj Sllovakisë në Bratisllavë.

“Dardanët” fituan 4-3 ndaj sllovakëve, duke siguruar kualifikimin në finale të “play-offit” të Botërorit të vitit 2026.

Pas kësaj arritjeje të kombëtares dardane, ka reaguar edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në “Facebook”.

“Urime Kosovës! Urime Dardanëve dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë! Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit te ne. Loja e shkëlqyer dhe realizimet precize do të mbeten të paharrueshme përgjithmonë. Ashtu siç ëndërruam, edhe triumfuam. Aq shumë dëshiruam, saqë fituam shumë. Kampionati Botëror kurrë s’ka qenë më afër”, ka shkruar Kurti.

Ditë më parë, Kryeministri Kurti i kishte premtuar djelmoshave dardanë, se në rast fitoreje, do t’i shpërblente me 500 mijë euro.

Kosova do ta luajë të martën ndeshjen finale të “play-offit”, më 31 mars, ndaj Turqisë në “Fadil Vokrri” në Prishtinë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement