Tre muaj pas zgjedhjeve dhe tashmë pesëmbëdhjetë tentativave për konstituimin e kuvendit, Kosova ende s’po arrin t’i krijoj institucionet e reja. Thirrje të shumta janë bërë për zgjidhjen e kësaj bllokade. Të fundit ishin ato të ambasadorëve të QUINT-it. ‘‘Sa më shpejt që të jetë e mundur’’, ‘‘më mirë dje se sa nesër’’, ishin dy prej deklaratave të tyre. Diplomatët duke përshkruar takimin me Kurtin në zyrën e tij iu referuan në mënyra të ndryshme dikush e quajti Kryeministër në detyrë, dikush “kujdestar” e për dikë statusi i tij është “kryeminstër në largim”
Këto thirrje, ambasadorët e QUINT-it i bën pas takimit që ata zhvilluan në ambientet e qeverisë me Albin Kurtin, deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Përveç emrit të të parit të kuvendit që po ‘krijon’ telashe, është edhe pozita ose ish-pozita e Kurtit ajo që po ashtu ka ngjallur polemika në vend.
Bëhet fjalë për pozitën e kryeministrit të vendit. Kurti vazhdon të ushtroj detyrën e kryeministrit, me kufizimet që zbatohen pas përfundimit të mandatit deri në krijimin e qeverisë së re, edhe pse janë bërë thirrje që diçka e tillë është e kundërligjshme.
Referimet që i bëhen Kurtit tash e një kohë janë të ndryshme, si nga akterët politikë, e po ashtu edhe mediat.
Diçka e tillë ra në sy edhe dje tek ambasadorët e QUINT.
‘‘Kryeministër në detyrë’’, ‘‘kryeministër në largim’’, e ‘‘kujdestar [caretaker]’’, ishin mënyrat që ju referuan ambasadorët, Kurti.
Ambasadori britanik Jonathan Hargreaves, ai që në postimin e tij, Kurtit iu referua ‘‘kryeministër në detyrë’’.
Në postimin e tij ai theksoi edhe se ai ka inkurajuar që qeveria të formohet sa më shpejt të jetë e mundur.
Me të njëjtën gjuhë, Kurtit, iu referua edhe ambasadori gjerman Jorn Rohde.
I cili po ashtu, ka theksuar se Kosova ka nevojë për qeveri stabile.
Në të njëjtën mënyrë janë deklaruar edhe nga Italia.
Nga ambasada italiane u bë e ditur se në takim u theksua nevoja për krijimin e shpejt të një qeverie të re.
Për dallim nga këto tria, me gjuhë me ndryshe, Kurtit iu referuan ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, dhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Orav, në deklarimin e tij të bërë në rrjete sociale, liderit të VV-së, i është referuar si ‘‘kryeministër në largim’’, saktësisht në mënyrën siç i ishin referuar mediat javë më parë, për cka ishin kritikuar nga eksponentë të VV’së të cilët kishin thënë se Kurti është “kryeministër në ardhje”.
I njëjti në postimin e tij ka theksuar se për progresin e Kosovës në integrimet evropiane, është e nevojshme një qeveri stabile dhe funksionale.
Siç u potencua më lartë, me gjuhë ndryshe Kurtit, edhe ambasada e SHBA-së, të cilët në postimin e bërë, për Kurtin përdorën termin ‘‘caretaker’’, term ky që përkthehet edhe si kujdestar.
Lidhur me pozitën e kryeministrit të cilën Kurti është duke e zbatuar, siç është cekur ka pasur kritika të shumta e të ashpra.
Përveç kritikave, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka shkuar një hap më tej duke dorëzuar 17 kallëzime penale ndaj Albin Kurtit dhe ministrave në detyrë që u bënë deputetë.
Kanë qenë deputetet Hykmete Bajrami dhe deputetja Doarsa Kica-Xhelili ato që e kanë dorëzuar në Prokurori Speciale, këtë kallëzim penal.
Kallëzimi penal ka të bëjë pikërisht me çështjen e pozitës së kryeministrit dhe ministrave, ku dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, me arsyetimin se kryeministri dhe ministrat në detyrë që dhanë dorëheqje nga postet në Qeveri për t’u bërë deputetë, s’kanë të drejtë të vazhdojnë të mbesin në qeveri e të marrin vendime.
“Duke qenë se prej datës së certifikimit edhe sot vazhdojnë të qëndrojnë në zyrat e ministrive, duke shfrytëzuar resurset, duke marrë vendime të cilat kanë pasoja financiare dhe pasoja të tjera, dhe duke shfrytëzuar resurset e Republikës së Kosovës, këta deputetë kanë konsumuar vepër penale e sanksionuar me nenin 414 të Kodit Penal, andaj kemi dorëzuar këto kallëzime penale”, është thënë nga LDK-ja. /GazetaExpress