Kryemadhi: SPAK shkeli ligjin, dëshmitarët u intimiduan, nuk kërkoj gjykim të shkurtuar - Gazeta Express
string(84) "kryemadhi-spak-shkeli-ligjin-deshmitaret-u-intimiduan-nuk-kerkoj-gjykim-te-shkurtuar"

Shqiperi

Gazeta Express

01/09/2025 18:30

Kryemadhi: SPAK shkeli ligjin, dëshmitarët u intimiduan, nuk kërkoj gjykim të shkurtuar

Shqiperi

Gazeta Express

01/09/2025 18:30

“SPAK ka shpërdoruar detyrën”. Kështu ka deklaruar deputetja Monika Kryemadhi të hënën e parë të muajit që ligji e detyron të paraqitet në këtë institucion.

Sipas saj, Prokuroria e Posaçme ka shkelur ligjin përmes analizave financiare që ka bërë për të, për të ëmën dhe ish- bashkëshortin, Ilir Meta.

Ndërsa dëshimtarët e thirrur nga akuza ajo thotë se nuk kanë thënë asgjë kundër tyre.

“Në anën time shikoj shpërdorim detyre dhe një tejkalim kompetencash përveç diskriminim dhe intimidim ndaj dëshmitarëve dhe institucioneve… Të gjitha këto janë gjëra që SPAK i ka përdorur për të marrë informacione ndaj bizneseve të ndryshme dhe e shoh si tejkalim të detyrës për të ushtruar intimidim ndaj bizneseve që mund të kenë qenë pjesë e komunikimit. Do të shikoj edhe thirrjen e disa dëshmitarëve të tjerë. Emër konkret? Tani është shpejt për ta djegur si lajm, por janë emra interesantë. Edhe kushëriri im nga Amerika. Një nga memot që kam kërkuar është pse nuk është marrë në pyetje. Prokurori ka thënë se s’ka ardhur në Shqipëri”, tha Kryemadhi.

Dosja që u kopsit dhe u dërgua në gjykatë vetëm pak ditë më parë, sipas Kryemadhit është thjesht një ndryshim adrese dhe nuk provon akuzat penale për të cilat ajo dyshohet.

“Dosja ka zbritur nga kati i tretë në të parin nuk është se ka ndonjë qamet. Asnjë ndryshim. Gjatë gjithë kësaj kohe që kam marrë të gjithë fashikujt, 5 CD që janë dokumentacione. Me thënë të drejtën gjëja e parë që kam lexuar kanë qenë letërporositë, ku në të gjitha qoftë nga SHBA dhe Anglia, Qipro, apo Çekia, të paktën të flas për dy gjëra, është duket haptas një shpërdorim detyre nga ana e prokurorisë, ku vetë institucionet ia kanë bërë me dije. Por janë gjëra që do të njiheni më vonë pasi të konsultohemi nga ana ligjore me avokatët për mënyrën se si duhet të shprehemi. Nuk do të ketë gjykim të shkurtuar për mua”, tha Kryemadhi.