Kryemadhi publikon foto të dosjeve të inceneratorëve që ka dorëzuar në SPAK: Kryeni hetime me integritet - Gazeta Express
string(103) "kryemadhi-publikon-foto-te-dosjeve-te-inceneratoreve-qe-ka-dorezuar-ne-spak-kryeni-hetime-me-integritet"

Shqiperi

Gazeta Express

06/08/2022 9:11

Kryemadhi publikon foto të dosjeve të inceneratorëve që ka dorëzuar në SPAK: Kryeni hetime me integritet

Shqiperi

Gazeta Express

06/08/2022 9:11

Monika Kryemadhi ka publikuar sot në rrjetet e saj sociale, një foto ku duken dosjet që ajo ka dorëzuar në SPAK me fakte e të dhëna nga dokumente zyrtare që provojnë sipas saj shkeljet dhe evazionin fiskal të kryer përmes skemës së inceneratorëve.

Kujtojmë që ditën e djeshme në një intervistë në media, kreu i SPAK, Arben Kraja deklaroi se në skandalin me inceneratorët janë të përfshira shumë institucione.

Lexo Edhe:

Kryemadhi kërkon që SPAK të kryejë hetime larg intimidimeve dhe joshjeve për të pasur një drejtësi të vërtetë e të pavarur.

Postimi i Monika Kryemadhit

Çdo ditë që kalon, paratë që mund të shkonin për rritje pagash dhe pensionesh, shkojnë për llogari të zyrtarëve të qeverisë, përmes skemës së inceneratorëve.

Çdo ditë që kalon pa veprimin e drejtësisë, shteti i kapur furnizon korrupsionin e inceneratorëve, me paratë e gjakut të shqiptarëve.

E përmes kësaj vjedhje të përditshme, pushteti tenton të korruptojë, manipulojë e kontrollojë edhe çdo qelizë tjetër në vend, që të vijojë i pashqetësuar vjedhjen.

Këto në foto janë dosjet e dërguara në SPAK përpara disa javësh, ku faktohet me të dhëna nga dokumente zyrtare, se vetëm evazioni fiskal i skemës së inceneratorëve kap vlerën 30 milionë dollarë, ndërsa me skema të ngjashme si inceneratorët, llogaritet një evazion fiskal 189 milionë dollarë.

Ndërkohë, me fakte, shkresa dhe analizë profesionale, janë evidentuar më parë edhe të gjitha shkeljet proceduriale të zyrtarëve të inceneratorëve.

Shqipëria nuk mund të bëhet kurban për karrierat politike të Edi Ramës, Erion Veliajt dhe bashkëpunëtorëve të tyre në këtë çështje.

Zbardhja e inceneratorëve duke mos mbyllur sytë ndaj fakteve, duke kryer hetime me integritet larg intimidimeve apo joshjeve, si dhe ndjekja e parasë së korrupsionit, është pikënisje e një drejtësie të vërtetë e të pavarur në Shqipëri./Gazeta Express