Kryemadhi paralajmëron denoncimin e radhës për inceneratorët: Kanë fshehur 170 milionë dollarë - Gazeta Express
string(93) "kryemadhi-paralajmeron-denoncimin-e-radhes-per-inceneratoret-kane-fshehur-170-milione-dollare"

Kryemadhi paralajmëron denoncimin e radhës për inceneratorët: Kanë fshehur 170 milionë dollarë

Shqiperi

Gazeta Express

23/06/2022 22:51

Monika Kryemadhi, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, deklaroi këtë të enjte se kompanitë e inceneratorëve kanë bërë evazion fiskal prej 170 milionë dollarësh.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Kryemadhi tha se javën e ardhshme do të dorëzojë dosjen në Prokurorinë e Posaçme.

Lexo Edhe:

Kryemadhi u shpreh se në denoncimin e saj do të publikohen me emra, foto dhe fatura, që faktojnë vjedhjet e kompanive të inceneratorëve që konfirmon që kanë bërë 170 milionë dollarë evazion fiskal.

“Ke një rast unikal, çështja e inceneratorëve, që mbahet peng. BE, nuk shohin zyrat e BE në Shqipëri por BE e ka dosjen e inceneratorëve mbi tavolinë

Shumë shpejtë, edhe SPAK-u, edhe opinioni publik do të kenë një dosje me evazion fiskal mbi 170 milionë dollarë të kompanive të inceneratorëve. Janë fshehur 170 milionë dollarë. Kjo do të thotë se 170 milionë dollarë u janë fshehur zyrave të taksapaguesve shqiptarë.

Do t’ju bëj publike javën e ardhshme, jo dallavere rrugësh, por fatura me fotografi, me numër fature dhe me emra të lidhur drejtpërdrejtë me kompanitë e inceneratorëve.

Ka dosje shtesë të inceneratorëve që konfirmon që kanë bërë 170 milionë dollarë evazion fiskal. Do ta bëj publike javën tjetër dhe do ta dorëzoj pastaj”, tha Kryemadhi.