Kryemadhi në SPAK: Nuk bashkëpunoj me prokurorët, do flas në gjykatë - Gazeta Express
string(66) "kryemadhi-ne-spak-nuk-bashkepunoj-me-prokuroret-do-flas-ne-gjykate"

Shqiperi

Gazeta Express

29/07/2025 13:57

Kryemadhi në SPAK: Nuk bashkëpunoj me prokurorët, do flas në gjykatë

Shqiperi

Gazeta Express

29/07/2025 13:57

Monika Kryemadhi u paraqit sot, më 29 korrik, në Prokurorinë e Posaçme për t’u njohur me mbylljen e hetimeve ndaj saj. Në një deklaratë për mediat, ish-kryetarja e LSI-së tha se nuk pajtohet me akuzat, por do të firmosë dokumentet për nisjen e procesit gjyqësor.

“Nuk pyetem, shtatë herë më kanë pyetur dhe nuk përgjigjem. Nuk bashkëpunoj me ta, do flas në gjykatë. Nuk ka më kuptim. Që në momentin që merresh e akuzuar, është një procedurë që duhet bërë”, u shpreh Kryemadhi.

Ajo deklaroi se nuk do të marrë pjesë në seancat gjyqësore, duke shtuar: “Kam marrë vesh që në momentin që shkon çështja në gjykatë, unë mund të mos shkoj fare, shkojnë avokatët. Unë do vazhdoj projektet e mia të reja”.

Sipas saj, çështja ndaj saj lidhet me një “lojë shpagimi” për inceneratorët. “Unë e shikoj veten time tabelë qitjeje dhe një lloj shpagimi që ka të bëjë me çështjen e inceneratorëve”, tha ajo.

Pas saj, në SPAK u paraqit edhe nëna e saj, Fatime Kryemadhi. “Mamaja ime akuzohet pse më ka lindur mua e para dhe e dyta thonë që shtëpinë që ka blerë me paratë e veta që i ka të vërtetuara me bankë, pretendojnë që ato para m’i ka dhënë mua Ilir Meta, unë ia kam dhënë asaj”, u shpreh Kryemadhi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement