Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka uruar Albin Kurtin për rizgjedhjen si kryeministër, Albulena Haxhiun si kryeparlamentare dhe Glauk Konjufcën si ministër i Jashtëm.
Ajo ka thënë se Kosova është pjesë e pandashme e zemrës sonë kombëtare, duke shtuar se Shqipëria do qëndrojë pranë Kosovës.
“Rrugëtim të mbarë dhe shumë suksese Kuvendit të Republikës së Kosovës në Legjislaturën e X dhe Qeverisë së re! Urimet më të përzemërta për Kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, për Kryeministrin Albin Kurti dhe Zv.Kryeministrin e parë, Ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca. Ju priftë e mbara në këtë përgjegjësi të naltë në shërbim të qytetarëve dhe të forcimit të mëtejshëm të shtetit demokratik të Kosovës”.
“Kosova është pjesë e pandashme e zemrës sonë kombëtare dhe e horizontit tonë të përbashkët europian. Shqipëria do të qëndrojë gjithmonë pranë Kosovës, me mbështetje të sinqertë dhe të palëkundur për sigurinë, institucionet dhe rrugëtimin e saj drejt familjes euroatlantike. Suksese në këtë kapitull të ri, në shërbim të paqes, zhvillimit dhe dinjitetit të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar ajo në Facebook. /Gazeta Express