Kryediplomatja kosovare në Mal të Zi, takon përfaqësuesit e shqiptarëve - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

25/07/2020 11:12

Me i fundit

Kryediplomatja kosovare në Mal të Zi, takon përfaqësuesit e shqiptarëve

Lajme

Gazeta Express

25/07/2020 11:12

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, po qëndron sot për një vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Vizitën atje, Haradinaj-Stublla e ka filluar me takime në Uqlin.

“Fillova me Ulqinin e fëmijërisë së secilit prej nesh.Një takim shumë i përzemërt me Nënkryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Deputetin shqiptar, Genc Nimanbegu dhe Kryetarin e “Forcës”, z.Nazif Cungu.”, ka shkruar ministrja.

Ajo thotë se me Nimanbegun e Cungun kanë diskutuar për sfidat e shqiptarëve që jetojnë në Mal të Zi dhe për pritjet e tyre nga Kosova, derisa thotë se është e lumtur teksa sheh që në Kuvendin e Malit të Zi flitet shqip.

“Është krenari të dëgjosh gjuhën shqipe tek mbronë veten në Kuvend dhe është jehonë thirrjeje për dinjitet.Me z.Nimanbegu dhe z.Cungu diskutuam për sfidat e shqiptarëve këtu, pritjet e tyre nga ne si Republikë e Kosovës si dhe qëllimin e sinqertë të kësaj vizite për fuqizimin politik të shqiptarëve në Mal të Zi”, ka përfunduar Haradinaj-Stublla.

Ditë më parë kryediplomatja kosovare kishte vizituar edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës./Express/