Kryediplomatja e Shqipërisë sot në Kosovë - Konjufca e takon në 10:00, Osmani në 11:30, Kurti në mesditë - Gazeta Express
string(98) "kryediplomatja-e-shqiperise-sot-ne-kosove-konjufca-e-takon-ne-1000-osmani-ne-1130-kurti-ne-mesdite"

Lajme

Gazeta Express

25/02/2026 9:26

Kryediplomatja e Shqipërisë sot në Kosovë – Konjufca e takon në 10:00, Osmani në 11:30, Kurti në mesditë

Lajme

Gazeta Express

25/02/2026 9:26

Kryediplomatja e Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.

Ajo do të pritet në takim edhe nga Kryeministri Albin Kurti

Sipas ZKM’së, takimi do të mbahet në orën 12:35.

Fillimisht, Spiropalin do ta presë homologu i saj, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Punët e Jashtme dhe Diasporën, Glauk Konjufca.

Sipas njoftimit zyrtar, takimi mes Konjufcës dhe Spiropalit do të zhvillohet në orën 10:00, në objektin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Më pas ajo do të takohet edhe presidenten Vjosa Osmani, në orën 11:30.

Spiropali do të pritet në takim edhe nga Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu.

Advertisement
Advertisement
Advertisement