Një plan përfundimtar paqeje duhet ta bëjë të pamundur që Rusia të pushtojë përsëri, thotë shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian.
Kaja Kallas i tha programit Today të BBC Radio 4: “Nëse duam që kjo t’i japë fund përgjithmonë, ne me të vërtetë duhet të kemi lëshime nga ana e Rusisë”.
“Kjo qasje do t’i kërkonte Rusisë të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare dhe të zvogëlojë ushtrinë e saj”, thotë Kallas, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
“Nuk mund të kesh një situatë ku pushton një vend tjetër… dhe të mos ketë përgjegjësi”.
Lidhur me ribashkimin e Rusisë në G8, Kallas thotë se kjo “definitivisht nuk duhet” të ndodhë.
“Nuk mund të kthehemi në punë si zakonisht… si mund ta imagjinoni këtë?”.
Shefja e politikës së jashtme derisa vlerësoi “kauzën fisnike” të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për arritjen e paqes në Ukrainë, vuri në dukje gjithashtu se “duhet të vëmë në dyshim se çfarë sjell vërtet paqe” në vend.