Kryediplomati kroat: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur të gjitha kriteret për t’i hapur negociatat - Gazeta Express
string(113) "kryediplomati-kroat-shqiperia-dhe-maqedonia-e-veriut-i-kane-permbushur-te-gjitha-kriteret-per-ti-hapur-negociatat"

Shqiperi

Gazeta Express

22/06/2021 12:17

Kryediplomati kroat: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur të gjitha kriteret për t’i hapur negociatat

Shqiperi

Gazeta Express

22/06/2021 12:17

Ministri i jashtëm kroat, Gordan Grlic Radman, ka deklaruar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur të gjitha kriteret për të hapur negociatat sa më shpejt.

Shqipëria dhe Maqedonia Veriore kanë përmbushur të gjitha kriteret dhe ne besojmë se negociatat e pranimit duhet të hapen me ta sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Ministri Grlić Radman pas mbërritjes në takimin e Këshillit , sipas mediave vendase.

Lexo Edhe:

Ministri Grlić Radman shtoi se Kosova duhet të marrë liberalizimin e vizave sa më shpejt të jetë e mundur dhe se Kroacia e mbështet fuqimisht atë.

Kroacia do të dëshironte të diskutonte statusin e kandidatit të Bosnjë dhe Herzegovinës sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi Grlić Radman.

Këshilli Evropian pritet të vendosë sot datën për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE. Pas mbledhjes së sotme në Luksemburg, pritet të zhvillohen diskutime në Bruksel në datat 24 dhe 25 qershor.