Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka dhënë një përgjigje televizive ndaj sulmeve në centralet bërthamore të vendit të tij, gjatë së cilës ai thotë se Trump “tradhtoi” si Iranin ashtu edhe popullin amerikan.
“Ndërsa Presidenti Trump u zgjodh me një platformë për t’i dhënë fund përfshirjes së kushtueshme të Amerikës në luftëra të përjetshme në pjesën tonë të botës, ai ka tradhtuar jo vetëm Iranin duke abuzuar me angazhimin tonë ndaj diplomacisë, por edhe ka mashtruar votuesit e tij duke iu nënshtruar misionit të një krimineli lufte të kërkuar, i cili është mësuar të shfrytëzojë jetën dhe pasurinë e qytetarëve amerikanë për të çuar më tej objektivat e regjimit izraelit”, thotë Araghchi, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.