Kryediplomati gjerman pas takimit me Osmanin: Zgjerimi i BE’së, urgjencë gjeopolitike- Kosova sa më shpejtë të ketë qeveri - Gazeta Express
string(118) "kryediplomati-gjerman-pas-takimit-me-osmanin-zgjerimi-i-bese-urgjence-gjeopolitike-kosova-sa-me-shpejte-te-kete-qeveri"

Lajme

Gazeta Express

18/11/2025 15:35

Kryediplomati gjerman pas takimit me Osmanin: Zgjerimi i BE’së, urgjencë gjeopolitike- Kosova sa më shpejtë të ketë qeveri

Lajme

Gazeta Express

18/11/2025 15:35

Kryediplomati gjerman, Johann Wadephul, pas takimit me Vjosa Osmanin, ka zhvilluar një konferencë për media ku mes tjerash ka thënë se zgjerimi i Bashkimit Evropian është ‘’një urgjencë gjeopolitike’’.

Ai po ashtu ka deklaruar se Kosova ka nevojë që sa më shpejtë të ketë një qeveri

‘’Zgjerimi i BE’së është një urgjencë gjeopolitike. Për herë të parë prej shumë vitesh ka një perspektive realiste. Zhvillimi i Kosovës qe nga përfundimi i luftës dhe nga pavarësia është një histori e vërtetë suksesi. Për shumëkënd në rajon, Kosova është simbol i demokracisë dhe i një shoqërie të fortë civile, në mënyrë që ky sukses të vazhdojë, Kosovës i duhet që sa më shpejtë të ketë një qeveri të aftë për veprim si nga brenda ashtu edhe nga jashtë’’, ka thënë ai.