Kryediplomati gjerman: Jam fans i Dua Lipës, e pata një biletë me vajzën time për koncertin e saj, por pastaj u bëra ministër - Gazeta Express
string(122) "kryediplomati-gjerman-jam-fans-i-dua-lipes-e-pata-nje-bilete-me-vajzen-time-per-koncertin-e-saj-por-pastaj-u-bera-minister"

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 10:51

Kryediplomati gjerman: Jam fans i Dua Lipës, e pata një biletë me vajzën time për koncertin e saj, por pastaj u bëra ministër

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 10:51

Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul, ka surprizuar ndjekësit me një rrëfim të papritur se është fans i këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Në një video të xhiruar brenda avionit qeveritar, pas kthimit nga vizita e tij në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Wadephul shfaq telefonin e tij dhe tregon se në playlistën personale dëgjon albumin Radical Optimism të këngëtares.

Ministri shtoi edhe një detaj personal: “Kam pasur një biletë për të shkuar me vajzën time më të vogël në koncertin e Dua Lipës, por pastaj u bëra ministër i jashtëm”, – u shpreh ai me humor.

View this post on Instagram

A post shared by Außenminister Johann Wadephul (@aussenminister)