Kryediplomati gjerman e përjashton pjesëmarrjen në misionin e Hormuzit - Gazeta Express
string(70) "kryediplomati-gjerman-e-perjashton-pjesemarrjen-ne-misionin-e-hormuzit"

Lajme

Gazeta Express

16/03/2026 10:40

Kryediplomati gjerman e përjashton pjesëmarrjen në misionin e Hormuzit

Lajme

Gazeta Express

16/03/2026 10:40

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po kërkon mbështetje nga vende të tjera për të siguruar Ngushticën e Hormuzit. Por ministri i Jashtëm gjerman Wadephul aktualisht nuk sheh ndonjë nevojë që Gjermania të marrë pjesë.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, e përjashton për momentin pjesëmarrjen gjermane në sigurimin eNgushticës së Hormuzit. Në emisionin televiziv “Bericht aus Berlin” ai tha: “Ne nuk do të marrim pjesë në këtë konflikt.” Sipas Wadephul-it SHBA-ja dhe Izraeli i kanë thënë se qëllimi i sulmeve të tyre është shkatërrimi i kapaciteteve ushtarake të Iranit, veçanërisht i programit bërthamordhe i programit të raketave. Gjermania pret ta informojnë kur kjo të ketë ndodhur dhe “pastaj do të dëshironim me kënaqësi të marrim pjesë në negociata,” tha ai. Sipas tij siguri në Ngushticën e Hormuzit dhe në Detin e Kuq mund të sjellë vetëm një zgjidhje përmes negociatave.

 me një zgjerim të mundshëm të misionit detar të BE-së “Aspides” në Ngushticën e Hormuzit, Wadephul u shpreh se është “shumë skeptik” nëse kjo do të sillte më shumë siguri në atë zonë, pasi sipas tij aty ku është vendosur tani misioni në Detin e Kuq “nuk po tregon efekte”.

Evropa ofron mbështetje konstruktive

Siguri mund të ketë vetëm nëse konflikti ushtarak “mund të zgjidhet në thelb”, tha Johann Wadephul. Ai pranoi se nuk kishte pritur drejtpërdrejt luftë dhe se gjithashtu “nuk dihet plotësisht saktë” se kur do të përfundojë. Sipas tij, është e qartë se Evropa gjithmonë ofron mbështetje konstruktive, kur bëhet fjalë për sigurimin e rrugëve detare. “Por unë nuk shoh ndonjë nevojë të menjëhershme, dhe sidomos se pse Gjermania duhet të marrë pjesë,” tha ai.

“Kërkesa jonë ndaj SHBA-së dhe Izraelit është të na mbajnë të informuar dhe të na tregojnë cilat objektiva konkrete po ndjekin, dhe pastaj të diskutojmë së bashku se si mund të përfundojë kjo luftë.” – tha ministri i jashtëm gjerman. Sipas Wadephul në rajon të gjithë presin që Gjermania të ketë një rol aktiv.

Edhe Kancelari Friedrich Merz deklaroi të premten (13.03) se për momentin “nuk ka asnjë arsye për të menduar për një sigurim ushtarak të rrugëve detare”. Ai theksoi se Gjermania nuk është pjesë e kësaj lufte dhe se “ne gjithashtu nuk duam të bëhemi pjesë e saj”. “Prandaj të gjitha përpjekjet tona janë të përqendruara në përfundimin e luftës.”

Trump kërkon mbështetje nga shtetet e tjera

Presidenti amerikan Donald Trump u ka bërë thirrje vendeve të tjera që të mbështesin SHBA-në në përpjekjet e saj në rajon, veçanërisht për sigurimin e Ngushticës së Hormuzit. Ato vende të botës që marrin naftë përmes Ngushticës së Hormuzit duhet të kujdesen për këtë kalim, dhe ne do të ndihmojmë”, shkroi Trumpi në platformën e tij online Truth Social.

Ai tha se SHBA-ja do të koordinohet me këto vende në mënyrë që gjithçka të zhvillohet shpejt, pa probleme dhe mirë.

Në një postim të mëparshëm Trumpi kishte shkruar se shumë vende do të ndihmojnë, por ende nuk është e qartë se cilat vende kishte parasysh Trump dhe nëse ndonjë shtet tashmë ka premtuar të dërgojë anije luftarake.

Kërkesa e Trumpit vjen në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur dhe disa vende perëndimore po diskutojnë nëse duhet të marrin rol më aktiv apo të fokusohen në zgjidhje diplomatike.

Britania e Madhe po shqyrton pjesëmarrjen

Ministri britanik i Energjisë, Ed Miliband, tha se Britania e Madhe po shqyrton pjesëmarrjen në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit. I pyetur nëse Britania e Madhe mendon të dërgojë anije për kërkimin e minave detare ose dronë detarë në rrugën ujore strategjikisht shumë e rëndësishme të Hormuzit për të siguruar qarkullimin e anijeve, Miliband tha për televizionim “Sky News” vetëm se qeveria britanike është në kontakt me aleatët e saj.

Ai i tha gjithashtu BBC-së se po shqyrtohen të gjitha opsionet që mund të ndihmojnë për rihapjen e ngushticës. Megjithatë sipas tij, mënyra më e sigurt dhe më e mirë është përfundimi i konfliktit. /DW

Advertisement
Advertisement
Advertisement