Kryebashkiaku i Nju Jork Eric Adams viziton Shqipërinë - Gazeta Express
string(54) "kryebashkiaku-i-nju-jork-eric-adams-viziton-shqiperine"

Shqiperi

Gazeta Express

07/10/2025 14:36

Kryebashkiaku i Nju Jork Eric Adams viziton Shqipërinë

Shqiperi

Gazeta Express

07/10/2025 14:36

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams, ka mbërritur në Shqipëri për një vizitë zyrtare katërditore. Të martën në mesditë, ai udhëtoi me helikopter drejt qytetit të Vlorës, ku u prit në vilën qeveritare, i shoqëruar nga një delegacion amerikan dhe me masa të shtuara sigurie.

Adams pritet të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama në këtë qytet bregdetar, ndërsa më vonë do të vizitojë edhe zonën e Orikumit. Deri më tani nuk janë bërë publike detaje zyrtare mbi agjendën e plotë të vizitës në jug të vendit.

Zëdhënësja e tij, Kayla Mamelak, në një deklaratë për mediat amerikane ka bërë të ditur se qëllimi i kësaj vizite lidhet me bashkëpunimin ekonomik dhe promovimin e turizmit mes Shqipërisë dhe Nju Jorkut.

“Gjatë ditëve të ardhshme, Kryetari i Bashkisë Adams do të udhëtojë për në Shqipëri, ku do të takohet me kryeministrin, udhëheqësit e biznesit dhe teknologjisë, do të vizitojë fabrikat dhe do të diskutojë mundësi të reja për të rritur aktivitetin ekonomik dhe turizmin në New York City”, u shpreh Mamelak.