Kryebashkiaku i Maliqit largon të vjetrit, vendos në krye të njësive administrative të rinj - Gazeta Express
string(90) "kryebashkiaku-i-maliqit-largon-te-vjetrit-vendos-ne-krye-te-njesive-administrative-te-rinj"

Shqiperi

Gazeta Express

01/09/2025 20:04

Kryebashkiaku i Maliqit largon të vjetrit, vendos në krye të njësive administrative të rinj

Shqiperi

Gazeta Express

01/09/2025 20:04

Kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, ka ndërmarrë një ndryshim të thellë në drejtimin e njësive administrative, duke larguar shumicën e administratorëve të mëparshëm dhe emëruar pesë emra të rinj, ndërsa ka rikonfirmuar vetëm një prej tyre.

Sipas vendimit të bërë publik:

Në Njësinë Administrative Libonik është emëruar Rudina Bregu

Në Pojan do të drejtojë Kejdi Hasani

Eleni Kinolli do të jetë administratore në Pirg

Në Gore është emëruar Renaldo Skënderi

Fetah Hoxha është i vetmi administrator i rikonfirmuar, në Njësinë Administrative të Moglicës

Lëvizja vjen në kuadër të një qasjeje për rinovim dhe energji të reja në administratë, sipas burimeve pranë bashkisë.