Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”, ka bërë të ditur se për shkak të riparimeve që po realizohen në pajisjet e FTU-Balinc, është ndaluar përkohësisht furnizimi me ujë.
Përmes njoftimit të KRU “Mitrovica”, bëhet thirrje që uji të përdoret për pije.
Njoftimi:
NJOFTIM I RËNDËSISHËM
Vushtrri
Të nderuar konsumatorë të Vushtrris,
Për shkak të riparimeve që po realizohen në pajisjet e FTU-Balinc, jemi të detyruar të reduktojmë përkohësisht prodhimin. Si pasojë, kohë pas kohe mund të ketë ndërprerje të prodhimit.
Ju lusim që deri në njoftimin e ardhshëm të mos e përdorni ujin për pije. Uji mund të shfrytëzohet pa problem për nevoja të tjera të amvisërisë dhe përdorime të përgjithshme.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj.