KRU “Prishtina” zbulon lidhje ilegale të ujit dhe borxhe të papaguara në Trudë - Gazeta Express
string(76) "kru-prishtina-zbulon-lidhje-ilegale-te-ujit-dhe-borxhe-te-papaguara-ne-trude"

Lajme

Gazeta Express

13/07/2026 12:58

KRU “Prishtina” zbulon lidhje ilegale të ujit dhe borxhe të papaguara në Trudë

Lajme

Gazeta Express

13/07/2026 12:58

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë kontrolleve të zhvilluara në fshatin Trudë janë evidentuar lidhje ilegale në rrjetin e furnizimit me ujë, si dhe raste të konsumatorëve me borxhe të papaguara.

Sipas njoftimit në Facebook, për të gjitha rastet e konstatuara janë ndërmarrë masa, përfshirë shkyçjen nga rrjeti i furnizimit me ujë.

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se lëndët do t’i përcillen Prokurorisë për procedim të mëtejmë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement