Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë të ditur se janë realizuar disa shkyçje për konsumatorë të kategorisë së bizneseve dhe amvisërisë, ku kanë qenë rrugët “Enver Maloku”, “Muharrem Fejza” “Rruga B”.
Në njoftimin e KRU “Prishtina” shtohet edhe se se kush do që ka borxhe do të shkyçet.
‘‘Sot janë realizuar inspektime dhe janë shkyçur konsumatorë të kategorisë së bizneseve dhe amvisërisë, target ishin rrugët: “Enver Maloku”, “Muharrem Fejza” Rruga” B: më gjerë.
Biznes apo shtëpi – nëse ke borxh, shkyçesh!
Bëj pagesë ose marrëveshje për riprogramim të borxhit.
Inspektimet dhe shkyçjet vazhdojnë edhe diteve ne vijim në adresa të ndryshme.
Pagesa e faturës së ujit, obligim ligjor!”, thuhet në postim.
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...