KRU “Gjakova” thotë se po manipulohet me shitjen e filtrave të ujit - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

02/07/2020 16:08

KRU “Gjakova” thotë se po manipulohet me shitjen e filtrave të ujit

Lajme

Gazeta Express

02/07/2020 16:08

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar konsumatorët kohëve të fundit në nivel vendi është paraqitur një fenomen shqetësues lidhur me manipulimin e shitësve me aparatet e filtrimit të ujit të pijshëm gjë e cila dëmton konsumatorët të cilët furnizohen me ujë të pijes nga kompanitë rajonale të ujit.

KRU “Gjakova” thotë se është përgjegjëse falë ndërgjegjësimit të konsumatorëve një fenomen i tillë është më pak i dukshëm për të mos thënë fare.

Gjithsesi KRU “Gjakova” apelon tek konsumatorët që të mos bien pre e manipulimeve duke shpenzuar të holla në këto aparate pasi që cilësia e ujit e cila furnizon zonën e menagjuar nga KRU “Gjakova” i plotëson të gjitha standardet e kërkuara nga IKSHP dhe mekanizmat e tjerë mbikqyrës duke ju siguruar që furnizimi me ujë është i cilësisë më të lartë të mundëshme.

Të bashkangjitur keni shkresën e nxjerrur nga Këshilli Ndërministror për Ujëra.

Të nderuar konsumatorë,

Cilësia e ujit të pijshëm e cila furnizohet përmes sistemit publik të ujësjellësit i cili menaxhohet nga Kompanitë Rajonale të Ujit është e mirë dhe në pajtim me standardet e cilësisë të përcaktuara me aktet ligjore në fuqi. Konstatimi se cilësia e ujit është e mirë është rezultat i monitorimit të cilin e kryen Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Kompanitë Rajonale te Ujit.

Prandaj, ofertat e aparateve për filtrim nga shitësit e këtyre aparateve janë
dezinformuese duke tentuar që të shkaktojnë dyshime për cilësinë e ujit të sistemit duke pasur per motiv shitjen e këtyre aparateve. Këta shitës, në prezantimin e aparateve të tyre të aparateve të filtrimit qe bëjnë tek qytetarët, tentojnë që t`i bindin ata se uji i sistemit të ujësjellësit është i cilësisë së dobët dhe rrjedhimisht ka nevojë për filtrim shtesë.

Pra,bëhet fjalë për mashtrim të qytetarëve duke manipuluar përmes demonstrimit se kinse uji nga sistemi i ujësjellësit nuk është i cilësisë së duhur dhe që duhet të filtrohet me aparate të filtrimit. Demonstrimi i “cilësisë së keqe” të ujit të sistemit të ujësjellësit bëhet me elektrolizën e ujit të rubinetit.

Duke pasur parasysh që uji nga sistemi i ujësjellësit përmban minerale natyrore dhe, në anën tjetër, elektrodat që përdoren pë demonstrim janë metalike, shkaktohet reaksioni kimik i cili jep efektin vizual të turbullimit të tmerrshëm të ujit të rubinetit.

Duke pasur të gjitha këto parasysh, qytetarët duhet ta kenë të qartë që për ujin i cili furnizohet nga sistemet publike të ujësjellësit nuk ka nevojë për filtrim shtesë.

Vendosja e aparateve për filtrim përpos që ka kosto, nuk ka asnjë efekt dhe arsyeshmëri shëndetësore.

Për më tepër, uji i trajtuar me këto aparate ka demineralizim të shkallës
së palejuar, përçueshmëri të ulët, dhe pH të ndryshuar.