string(35) "kroos-me-fjale-te-medha-per-acerbin"

Sport

Gazeta Express

10/05/2025 13:15

Kroos me fjalë të mëdha për Acerbin

Sport

Gazeta Express

10/05/2025 13:15

Toni Kroos, gjashtë herë fitues i Kupës së Evropës, mund të jetë në pension, por ai nuk po heq dorë nga podcasti i tij me vëllain e tij Alex, “Einfach mal Luppen”, në të cilin ai eksploron lajmet aktuale të futbollit me një ton të relaksuar dhe familjar.

Dhe sigurisht, lajmet e kësaj jave sillen rreth Ligës së Kampionëve dhe kualifikimit të mundimshëm të Interit kundër Barcelonës.

“Nuk dua të them se jam tifoz i Interit, por ndoshta dhjetë vitet e fundit kanë bërë vërtet diçka tek unë, që jam pak më shumë kundër Barcelonës, por në disa mënyra isha pak i emocionuar për Interin, i lumtur kur rezultati ishte 3-3″, ka thënë fillimisht numri historik 8 i Real Madridit.

“Por mënyra se si luajnë futboll, duhet ta përgëzosh vërtet Hansin, ai është thjesht spektakolar. Por kush është më i mirë? Të dy dinin saktësisht si ta lëndonin njëri-tjetrin, dhe Interi u mbrojt tmerrësisht, por prapëseprapë shënuan shtatë gola”.

Tutje, Kroos nuk mbeti pa e lavdëruar Francesco Acerin, por pati fjalë të mira edhe për dy yje tjerë të Interit.

“Nëse do të më duhej të zgjidhja midis një sistemi alarmi, një qeni roje gjerman dhe një Acerbi para shtëpisë sime, do të zgjidhja Acerbiin. Është mentalitet i pastër”.

“Por, Dumfires dhe Bastoni janë gjithashtu makineri, ata e përmbysën lojën dy herë”.

“Gjithashtu për Barçën, publicitet i shkëlqyer për futbollin, sepse dukej sikur gjithçka mund të ndryshonte në çdo minutë”, përfundoi gjermani.