“Kroos është i lumtur në Madrid” - Gazeta Express
string(30) "kroos-eshte-i-lumtur-ne-madrid"

“Kroos është i lumtur në Madrid”

Gazeta Express

21/05/2020 23:01

Félix Kroos, lojtari i Union Berlin dhe vëllai i futbollistit të Real Madrid, Toni Kroos, ka dhënë një intervistë së fundmi ku ka konfirmuar se Toni është i lumtur në ‘Bernabeu’.

Ai ka thënë se vëllai i tij nuk e ka ndërmend të ndryshojë ambient në vitet e ardhshme.

Lexo Edhe:

Kroos është lidhur me një largim të mundshëm drejt Manchester City, sidomos pas bisedës kontroverse me Pep Guardiolën në “Santiago Bernabeu”.

Megjithatë vëllai i tij i qetëson tifozët madrilen.

“Ai sigurisht është i lumtur në Madrid. Ai e ka bërë të qartë disa herë dhe nuk sheh ndonjë arsye të ndryshojë ambient së shpejti”, tha Felix.

“Ai mund të dëshirojë të kthehet në Gjermani kur të dalë në pension, por ne të gjithë kemi mësuar se në futboll është e vështirë të thuash se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, apo brenda pesë vjetësh”.

“Mund të them se ai është shumë i qetë në Madrid dhe ne i shkruajmë njëri-tjetrit pothuajse çdo ditë”. /Gazeta Express/