Kroos e zgjedh 11-shën me të cilën do ta luajë ndeshjen e fundit në karrierë - Gazeta Express
string(76) "kroos-e-zgjedh-11-shen-me-te-cilen-do-ta-luaje-ndeshjen-e-fundit-ne-karriere"

Kroos e zgjedh 11-shën me të cilën do ta luajë ndeshjen e fundit në karrierë

Gazeta Express

06/08/2020 12:11

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, e ka zgjedhur formacionin ideal për ndeshjen e fundit në karrierën e vet si futbollist.

Ekipi i përzgjedhur nga ai është plot gjermanë dhe bashkëlojtarë të tij nga Real Madridi, përfshirë, Sergio Ramosin dhe mesfushorët Casemiro e Luka Modric, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Ai është njëri prej qendërmbrojtësve më të mirë të të gjitha kohëve”, tha Kroos për mbrojtësin spanjoll Ramos.

Ndërsa, yllin e tanishëm të Juventusit dhe dikur bashkëlojtarin e vet në Madrid, ai e përshkroi si: “Lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur”.

Në portë, Kroos e ka zgjedhur Manuel Neuerin e Bayern Munich.

Në mbrojtje zënë vend edhe ish-bashkëlojtarët e tij në Bayer Leverkusen, Stefan Reinartz dhe Gonzalo Castro.

Nga ekipi kombëtar i Gjermanisë janë edhe Joshua Kimmich dhe Thomas Muller, si dhe i pensionuari tashmë, Miroslav Klose. /Gazeta Express/