Kroçera gjigande "parkon" në Durrës, qindra turistë vizitojnë Shqipërinë - Gazeta Express
string(69) "krocera-gjigande-parkon-ne-durres-qindra-turiste-vizitojne-shqiperine"

Shqiperi

Gazeta Express

06/10/2022 11:47

Kroçera gjigande “parkon” në Durrës, qindra turistë vizitojnë Shqipërinë

Shqiperi

Gazeta Express

06/10/2022 11:47

558 turistë të huaj kanë mbërritur këtë të mërkurë në Portin e Durrësit me korçierën “Seven Seas voyager”. Pjesa më e madhe e këtyre turistëve janë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kanë vendosur të shpenzojnë disa ditë në Shqipëri për t’u njohur nga afër me historinë dhe natyrën e vendit tonë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”.

Lexo Edhe:

Sot në Portin e Durrësit mbërritën 558 turistë të huaj me kroçierën “Seven Seas Voyager”, pjesa më e madhe e të cilëve vijnë nga SHBA. Numri gjithnjë e në rritje i turistëve dhe gjeografia e largët e tyre janë shembulli i qartë i interesit për vendin tonë dhe e zgjatjes së sezonit turistik, ku shumë struktura hoteliere janë ende të rezervuara. Rreth 20 autobusë turistikë janë nisur nga Durrësi në destinacionet e parashikuara, kryesisht qendra historike dhe muzeale në qytetet e Krujës, Tiranës dhe Durrës“, shkruan kryeministri në profilin e tij