Kroatët bojkotojnë gjithçka, marketet e dyqanet thatë - Gazeta Express
string(52) "kroatet-bojkotojne-gjithcka-marketet-e-dyqanet-thate"

Lajme

Gazeta Express

31/01/2025 17:06

Kroatët bojkotojnë gjithçka, marketet e dyqanet thatë

Lajme

Gazeta Express

31/01/2025 17:06

Të enjten në Kroaci ka filluar bojkoti javor i zinxhirëve të shitjes me pakicë – Lidl, Eurospin dhe DM, si dhe produkteve: Coca-Cola, pijet tjera të gazuara, ujit në shishe dhe detergjenteve.

Por, të premten bojkotohet gjithçka. Platforma “Përshëndetje, Inspektor”, e cila po organizon bojkotet, ka bërë thirrje për konsumatorët që të mos blejnë asgjë askund sot, raportoi Index. 

“Bojkot njëditor. Për gjithçka. Sot ne nuk po blejmë asgjë. As fizikisht e as online. Ne nuk po paguajmë asgjë”, shkruhet në njoftimin e saj.

E bojkoti i javës së kaluar ka dhënë efektet e para në Kroaci. Një prej zinxhirëve më të mëdhenj të marketeve atje, “Konzum”, ka ulur çmimet në rreth 250 produkte. Qeveria njoftoi për një listë me rreth 70 produkte të cilave iu caktua zbritja.

Advertisement
Advertisement
Advertisement