Kroacia paralajmëroi njohjen e Palestinës, shumica e deputetëve votojnë kundër - Gazeta Express
string(77) "kroacia-paralajmeroi-njohjen-e-palestines-shumica-e-deputeteve-votojne-kunder"

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 14:43

Kroacia paralajmëroi njohjen e Palestinës, shumica e deputetëve votojnë kundër

Lajme

Gazeta Express

26/09/2025 14:43

Parlamenti kroat ka votuar sot rreth propozimit për njohjen e Palestinës. Propozimi nuk mori shumicën e nevojshme.

121 deputetë votuan, 44 ishin pro, 4 abstenuan dhe 73 kundër, raportojnë mediat kroate.

Gjatë votimit, para Parlamentit u mbajt një protestë pro-palestineze.

Në të njëjtën kohë, 56 deputetë i dërguan një letër të përbashkët kryeministrit Andrej Plenkoviq, duke kërkuar që Kroacia ta njohë Palestinën sa më shpejt të jetë e mundur dhe të pezullojë eksportet e armëve në Izrael për shkak të, siç thanë ata, katastrofës humanitare në Gaza.

Letra thekson se njohja do të kishte një vlerë të fortë simbolike dhe do të tregonte angazhimin e Kroacisë ndaj zgjidhjes me dy shtete, të cilën bashkësia ndërkombëtare e ka konsideruar çelësin e paqes së qëndrueshme në Lindjen e Mesme për vite me radhë.

Milanoviq për njohje, qeveria kundër

Kujtojmë se Presidenti Zoran Milanovic deklaroi në New York të hënën se Kroacia duhet ta njohë Palestinën. Megjithatë, Ministri i Jashtëm Gordan Grliq Radman tha një ditë më vonë se ende nuk ishte koha për këtë veprim.

“Kushtet për njohjen e shtetit palestinez nuk janë përmbushur ende sepse është e nevojshme të ndalen konfliktet dhe të lirohen të gjithë pengjet”, u tha Grliq Radman gazetarëve në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.