Kroacia nderon shqiptarët, flamuri kuqezi në Zagreb në paradën e 30-vjetorit të luftës kundër serbëve - Gazeta Express
string(100) "kroacia-nderon-shqiptaret-flamuri-kuqezi-ne-zagreb-ne-paraden-e-30-vjetorit-te-luftes-kunder-serbeve"

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 14:28

Kroacia nderon shqiptarët, flamuri kuqezi në Zagreb në paradën e 30-vjetorit të luftës kundër serbëve

Lajme

Gazeta Express

01/08/2025 14:28

Në zemër të Zagrebit u mbajt dje parada ushtarake dhe shtetërore për të përkujtuar 30-vjetorin e Operacionit “Oluja”, ofensiva që në gusht të vitit 1995 shënoi fitoren vendimtare të Kroacisë ndaj forcave serbe dhe rivendosi sovranitetin e saj territorial.

Ngjarja mblodhi drejtuesit më të lartë të shtetit kroat, përfaqësues të ushtrisë, veteranë të luftës dhe aleatë ndërkombëtarë.

Mes flamujve të shumtë që u valëvitën në bulevardet e Zagrebit, u vu re edhe flamuri shqiptar, në nderim të kontributit të shqiptarëve që luftuan përkrah kroatëve për lirinë e vendit. Shqiptarët dhanë një kontribut të rëndësishëm në Ushtrinë Kroate gjatë viteve të luftës.

Ndër emrat më të njohur që kanë lënë gjurmë në historinë ushtarake të Kroacisë përmenden: Agim Çeku, komandant i brigadave kroate dhe më vonë komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; Rahim Ademi, gjeneral i ushtrisë kroate dhe një nga figurat kyçe në betejat e ashpra në rajonin e Kninit; Bekim Berisha – Abeja, një prej figurave më heroike, i njohur për trimërinë e tij në frontet e Kroacisë, Bosnjës dhe më pas edhe në Kosovë, ku ra dëshmor; si dhe Idriz Mehmeti, i cili gjithashtu shërbeu me devotshmëri në repartet elitare kroate.

Pjesëmarrja e shqiptarëve në këtë luftë mbetet një simbol i lidhjeve të forta mes popullit kroat dhe atij shqiptar, të ndërtuara mbi vlerat e përbashkëta të lirisë dhe rezistencës ndaj shtypjes.