Kroacia, Kombëtarja që nuk dështon në penallti - Gazeta Express
string(45) "kroacia-kombetarja-qe-nuk-deshton-ne-penallti"

Kroacia, Kombëtarja që nuk dështon në penallti

Botërori 2022

Gazeta Express

06/12/2022 8:23

Një rikthim pas për ndeshjen Japoni – Kroaci

Kroacia arrin në çerekfinale të Katari 2022, në ndeshjen e parë me penallti për këtë Botëror.

Japonia shkon në shtëpi me shijen e hidhur të humbjes dhe kjo do t’i lëndojë ata edhe më shumë pasi që ata luajtën mirë, sidomos në grup ku mposhtën Spanjën dhe Gjermaninë.

Ishte një ndeshje e hapur, me dy skuadrat që kërkuan fitoren, secila duke besuar në stilin e tyre.

Secila skuadër do të mund të fitonte, por në fund, Kroacia arriti që të ishte më e suksesshme në penallti.

Kroacia përdori përvojën e tyre dhe portieri Livakovic ishte një mur i madh për japonezët, të cilët humbën tri penallti.

Japonia hyri në këtë ndeshje si mjeshtër të lojës bëje ose vdis

Për të arritur në finale të Rusia 2018, Kroacia i mbijetoi dy herë goditjeve të penalltive (kundër Danimarkës në 1/8-ën e finales dhe kundër Rusisë në çerekfinale) kurse fituan një ndeshje në shtesa në gjysmëfinale me Anglinë.

Japonia bëri gjithçka mirë, deri në penallti

Futbollistët e Japonisë ishin në lot pas ndeshjes, bashkë me disa prej tifozëve të tyre në tribuna.

Japonezët ishin të pafat gjatë ekzekutimit të penalltive, por të jemi fer, qetësia dhe ftohtësia që shumica e analistëve pritnin nuk u pa askund.

Ata humbën tri penallti të cilat në çdo menyrë do t’i bënin gjërat të vështira. Asnjëra prej penalltive të Minaminos, Mitomas apo kapitenit Yoshira nuk u ekzekutuan si duhet.

Frika se do t’i humbnim penalltitë u pa qartë në ta. Livakovic i meriton lëvdatat, pasi që ai e dinte si të sillej në këtë rast.

Goli i bukur i Perisic me kokë

Juranovic bëri një kros perfekt, por ne e dimë se si është fundit, krosimet gjykohen nëse ato përfundojnë në gol. Askush nuk i kujton ato kur nuk përfundojnë në gol.

Fakti që Perisic bëri atë goditje me kokë aq bukur ishte interesante pasi që dukej se do të përfundonte në korner.

Por, ishte një goditje me kokë me një precizitet shumë të lartë që nuk është parë ndonjëherë.

E vërteta është që futbollisti i Tottenham kurrë nuk zhgënjen në Botëror, ku ai padyshim tregon se çfarë është në gjendje të bëjë.

Ai mund të kishte shënuar edhe një tjetër gol me një goditje të fuqishme jashtë zone por që topi u prit nga porteri.

Ito dhe Doan shkëlqyen në krah

Krosimet e Doan për Japoninë në golin e parë ishin të mahnitshëm. Kroacia vuajti për t’i ndalur futbollistët e krahut të djathtë gjatë kësaj nate.

Vrapimet e Itos poshtë dhe lartë me qëllime të caktuara dhe krosimet krijuan gjithmonë probleme për mbrojtësit e Kroacisë.

Në pjesën e dytë, me ndryshimet, ai kaloi në anën e majtë dhe vazhdoi të impresionoi.

Ai ishte i palodhshëm, edhe pse ishte një ndryshim taktik ky që është parë edhe më parë tek Japonia.

Askush nuk e priti që Modric të zëvendësohej

Ishte minuta e 97 e kohës shtesë kur tabela tregoi numrin 10 të Kroacisë. Modric duhej të largohej dhe Majer të hynte,  me të gjithë që shikuan çfarë ndodhi.

Nëse ndeshja shkonte në penallti, futbollisti i Madridit nuk do të ishte pjeë e tyre. Zlatko Dalic duhet të këtë menduar që ai ishte shumë i lodhur nëse e dërgoi atë në bankë.

Edhe pse më 37 vjet, ai gjeti forcë ai gjeti forcë që të kthehej pas dhe të ndalte disa aksione të rrezikshme.

Fatmirësisht, Botërori i Modric nuk përfundoi dhe skuadra e tij ia doli që edhe kësaj here të fiton në penallti. /GazetaExpress/