Kroacia fiton ndaj Danimarkës dhe merr primatin në grup - Gazeta Express
string(55) "kroacia-fiton-ndaj-danimarkes-dhe-merr-primatin-ne-grup"

Kroacia fiton ndaj Danimarkës dhe merr primatin në grup

Futboll

Gazeta Express

22/09/2022 22:57

Kroacia ka arritur të shënojë fitore me rezultat të ngushtë 2:1 në shtëpi ndaj Danimarkës.

Kësisoj, kroatët kanë marrë primatin tani në grupin A1, që dërgon në kualifikime, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sosa kaloi fillimisht vendasit në epërsi në minutën e 49-të të ndeshjes.

Rezultati u barazua nga Christian Eriksen që shënoi një gol të bukur nga distanca në minutën e 77-të.

Por, gëzimi i danezëve zgjati vetëm dy minuta, pasi që Majer me një gol fantastik e riktheu epërsinë e vendasve.

Tani, Kroacia i prin grupit A1 me 10 pikë, një më pak se Danimarka që gjendet në vendin e dytë në tabelë. /Gazeta Express/