string(88) "krize-politike-ne-holande-shperbehet-koalicioni-qeverises-vendi-drejt-zgjedhjeve-te-reja"

Lajme

Gazeta Express

03/06/2025 10:25

Krizë politike në Holandë: Shpërbëhet koalicioni qeverisës, vendi drejt zgjedhjeve të reja

Lajme

Gazeta Express

03/06/2025 10:25

Geert Wilders, lider i ekstremit të djathtë në Holandë, ka shpallur tërheqjen e partisë së tij PVV nga koalicioni qeverisës, duke rrëzuar kështu qeverinë e djathtë dhe duke hapur rrugën për zgjedhje të parakohshme.

Lajmi është bërë i ditur të martën nga televizioni publik holandez NOS, ndërsa Reuters ka konfirmuar zhvillimet duke thënë që mund të hapin rrugë për trazim të ekonomisë së pestë më të madhe të eurozonës.

“S’ka nënshkrim mbi planet tona për azilin. PVV largohet nga koalicioni,” ka shkruar Wilders në një postim në X. Ai tutje ka thënë se partnerët e koalicionit nuk pranonin të mbështesnin kërkesat e tij për ndalimin e menjëhershëm të migracionit azilkërkues, duke çuar në vendimin e tij për t’u larguar.

Koalicioni, që ishte krijuar në korrik 2024 dhe që në fillim kishte vështirësi për të ndërtuar konsensus, tashmë është në kolaps, duke paralajmëruar zgjedhje të reja brenda disa muajsh. E sipas Reuters, kjo situatë rrit pasigurinë politike në Holandë dhe mund të vonojë marrjen e vendimeve kyçe si rritja e shpenzimeve për mbrojtjen, për të përmbushur objektivat e reja të NATO-s.

Wilders, është një figurë e njohur për qëndrimet e tij anti-islam dhe kundër migracionit, ai ka fituar zgjedhjet e fundit, por që prej hyrjes në qeveri, sondazhet kanë treguar rënie të mbështetjes për partinë e tij.

Rënia e qeverisë Wilders pritet të hapë një kapitull të ri të paqartë në politikën holandeze.

aaaaa