Krizë për mjekë në Spitalin e Gjilanit, detyrohen të hapin konkurs për specializantë të rinj - Gazeta Express
string(91) "krize-per-mjeke-ne-spitalin-e-gjilanit-detyrohen-te-hapin-konkurs-per-specializante-te-rinj"

Krizë për mjekë në Spitalin e Gjilanit, detyrohen të hapin konkurs për specializantë të rinj

Lajme

Gazeta Express

04/10/2022 8:51

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit ka hapur konkurs për pesë pozita të lira për mjekë specialistë.

Sipas konkursit, po kërkohen një specialist i Kardiologjisë, dy specialistë të Mjekësisë Emergjente dhe dy specialistë të Radiologjisë.

Lexo Edhe:

Afati për paraqitjen e aplikimeve është i hapur deri më 7 nëntor.

Kujtojmë se në vazhdimësi po ka ikje të stafit mjekësor nga institucioney publike të shëndetësisë.

Mungesat e anesteziologëve dhe të infermierëve janë më të vërejtshmet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe, sipas të gjitha gjasave, ato nuk do të mund të adresohen së shpejti.

Sipas të dhënave të Odës së Mjekëve të Kosovës, 580 mjekë janë larguar nga Kosova – vend me 1.7 milion banorë – në periudhën 2018-2021.