Krizë në qeverinë izraelite: Partia ultra-ortodokse largohet nga koalicioni i Netanyahut - Gazeta Express
string(87) "krize-ne-qeverine-izraelite-partia-ultra-ortodokse-largohet-nga-koalicioni-i-netanyahut"

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 12:22

Krizë në qeverinë izraelite: Partia ultra-ortodokse largohet nga koalicioni i Netanyahut

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 12:22

Partia ultra-ortodokse izraelite – një nga partneret kryesore të qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu, ka njoftuar të martën se po largohet nga koalicioni qeverisës.

Sipas AP, ky zhvillim i ri kërcënon të lëkundë pushtetin e Netanyahut, në një moment kritik të luftës në Gaza.

Është bërë e ditur se të dy fraksionet e partisë United Torah Judaism kanë deklaruar se po largohen nga qeveria për shkak të mosmarrëveshjeve rreth një projektligji që do të zyrtarizonte përjashtimet nga shërbimi ushtarak për anëtarët e komunitetit të tyre, shumica e të cilëve studiojnë tekstet fetare hebraike në vend që të shërbejnë në ushtri.

“Pasi qeveria ka shkelur vazhdimisht angazhimet e saj për të mbrojtur statusin e studentëve të seminareve hebraike, deputetët e njoftojnë largimin nga koalicioni dhe qeveria”, është thënë në një deklaratë të fraksionit Degel HaTorah.

Dihet se çështja e përjashtimeve ushtarake për ultra-ortodoksët ka qenë një temë thellësisht përçarëse mes izraelitëve hebrenj, shumica e të cilëve janë të detyruar të shërbejnë në ushtri. E kjo përçarje është thelluar më tej që nga fillimi i luftës në Gaza, pasi nevoja për trupa ushtarake është rritur ndjeshëm.

Largimi i kësaj partie, e cila ka luajtur shpesh rolin e “përcaktuesit të shumicës” në politikën izraelite, nuk e rrezikon menjëherë pushtetin e Netanyahut, por sapo të hyjë në fuqi brenda 48 orëve, do ta lërë kryeministrin me një shumicë shumë të brishtë në parlament.