Krizë në martesën me Justin Bieber? Hailey ‘përgjigjet’ pas heqjes së unazës - Gazeta Express
string(73) "krize-ne-martesen-me-justin-bieber-hailey-pergjigjet-pas-heqjes-se-unazes"

Yjet

Gazeta Express

23/06/2025 19:49

Krizë në martesën me Justin Bieber? Hailey ‘përgjigjet’ pas heqjes së unazës

Yjet

Gazeta Express

23/06/2025 19:49

28-vjeçarja u fotografua pa unazë, duke nxitur spekulime për një krizë me këngëtarin e famshëm, Justin Bieber

Modelja e famshme, Hailey Bieber, u pa sërish me unazën e martesës në dorë gjatë një daljeje në Nju Jork të shtunën mbrëma. Kjo erdhi vetëm një ditë pasi mungesa e saj shkaktoi reagime të forta në rrjet.

Të premten, 28-vjeçarja u fotografua pa unazë, duke nxitur spekulime për një krizë me këngëtarin e famshëm, Justin Bieber, veçanërisht pas raportimeve për një debat të tensionuar mes tyre në Ditën e Babait.

Sipas burimeve pranë çiftit, Hailey dyshohet se e ka quajtur Justin-in një “fëmijë të mallkuar” dhe i ka kërkuar të kërkojë ndihmë profesionale, pas postimeve të çuditshme që ai ndau në rrjetet sociale atë ditë.

Ndërkohë, rikthimi i unazës në dorën e saj duket si një përpjekje për të qetësuar zërat, edhe pse fansat mbeten me mendje të ndarë për gjendjen e vërtetë të martesës së tyre.