Kriza politike, Pacolli: Kemi humbur drejtimin strategjik, integrimi evropian është larg, nevojitet dikush që vepron me përgjegjësi - Gazeta Express
string(127) "kriza-politike-pacolli-kemi-humbur-drejtimin-strategjik-integrimi-evropian-eshte-larg-nevojitet-dikush-qe-vepron-me-pergjegjesi"

Lajme

Gazeta Express

02/08/2025 16:01

Kriza politike, Pacolli: Kemi humbur drejtimin strategjik, integrimi evropian është larg, nevojitet dikush që vepron me përgjegjësi

Lajme

Gazeta Express

02/08/2025 16:01

Biznesmeni dhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar në lidhje me krizën politike në vend. Ai ka thënë se politika në Kosovë është kthyer në luftë të brendshme për pushtet sesa si përpjekje për të ndërtuar të ardhmen e përbashkët, shkruan Gazeta Express.

Pacolli ka vlerësuar se ‘‘kemi humbur drejtimin strategjik’’, përderisa partitë politike po sillen si në fushatë të përhershme. I njëjti ka thënë edhe se integrimi evropian është larg, ndërsa dialogu me Serbinë ka stagnuar, dhe se, qytetarët po lodhen nga premtimet e pambajtura.

‘‘Te gjyqësori ka pretendime  ndërhyrjeje, ai nuk funksionon lirshem, korrupsioni është shumë i pranishem nëpër indtitucione, e të rinjtë po largohen nga vendi sepse nuk shohin shpresë’’, ka shkruar ai mes tjerash.

Pacolli ka thënë edhe se vendit sot i duhet një veprim politike i dikujt që dëgjon, reflekton dhe vepron me përgjegjësi.

Postimi:

Koha për reflektim të thellë në politikën kosovare

Po jetojmë një kohë kur politika në Kosovë u kthyar në  luftë te brendshme për pushtet, sesa si përpjekje për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët. Kemi humbur drejtimin strategjik, ndërsa partitë politike – në pushtet dhe në opozitë – po sillen si në fushatë të përhershme. Dialogu me Serbinë ka stagnuar, integrimi evropian është larg, dhe qytetarët po lodhen nga premtimet e pambajtura.

Institucionet tona kanë nevojë për  llogaridhënie, për më transparencë, pa arrogancë politike.

Te gjyqësori ka pretendime  ndërhyrjeje, ai nuk funksionon lirshem, korrupsioni është shumë i pranishem nëpër indtitucione, e të rinjtë po largohen nga vendi sepse nuk shohin shpresë.

Kosova nuk e neriton këtë ngecje. Ajo meriton politikë që i shërben qytetarit, jo vetes. Meriton unitet kur është fjala për interesa madhore kombëtare. Nuk ka kohë për ego personale apo për gjuhë përçarëse.

Sot, më shumë se kurrë, na duhet një veprim politike i dikujtë që dëgjon, reflekton dhe vepron me përgjegjësi. Sepse vetëm atëherë mund të flasim për të ardhmen me!