Kriza politike në Kosovë, ambasadori gjerman Rohde në selinë e PDK-së takon Memli Krasniqin - Gazeta Express
string(90) "kriza-politike-ne-kosove-ambasadori-gjerman-rohde-ne-seline-e-pdk-se-takon-memli-krasniqin"

Lajme

Gazeta Express

08/07/2025 16:52

Kriza politike në Kosovë, ambasadori gjerman Rohde në selinë e PDK-së takon Memli Krasniqin

Lajme

Gazeta Express

08/07/2025 16:52

Kreu i PDK-së, Memli Kransiqi, ka takuar sot në selinë e partisë, ambasadorin gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde. Kransiqi ka treguar se me Rohde kanë biseduar për krizën politike në vend.

Kreu i PDK-së ka njoftuar se në takim ka treguar qëndrimin e partisë së tij, që të ecet tutje sipas aktvendimit të Kushtetueses.

“Diskutuam për zhvillimet më të fundit politike, qëndrimet e PDK-së dhe rrugën e domosdoshme përpara për tejkalimin e bllokadës politike, në përputhje me aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar Krasniqi.